Massimiliano Allegri thuhet se ka identifikuar përforcimet ‘ideale’ për Juventusin dhe synon ndër të tjera emra si Alexis Mac Allister i Brighton dhe Diogo Dalot i Manchester United.
Trajneri i bardhezinjve do të ketë edhe më shumë pushtet në muajt në vijim duke pasur parasysh se bordi i ri i drejtorëve i emëruar nga Exor nuk përfshin një ‘figurë sportive’ siç ishte zëvendës-presidenti Pavel Nedved në të kaluarën.
Kjo do të thotë që Allegri dhe drejtori sportiv Federico Cherubini do të përshkruajnë strategjinë e transferimeve për afatin e janarit dhe potencialisht për atë të verës.
La lista di Allegri: tutto per il sì di Rabiot. E punta su Mac Allister https://t.co/sJsh7l4XHq
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) December 27, 2022
Sipas La Gazzetta dello Sport, argjentinasi Mac Allister është një nga objektivat e Allegrit për qershorin, por një shitje e mundshme e Weston McKennie në janar do t’i hapte rrugën nënshkrimit të tij në afatin kalimtar dimëror.
Raporti i kësaj gazete shton se bisedimet paraprake mes Juventusit dhe Brighton tashmë kanë filluar.
Sergej Milinkovic-Savic mbetet një opsion në mes të fushës, ndërsa Allegri do të përpiqet të bindë Adrien Rabiot të zgjasë kontratën e tij në Allianz Stadium edhe nëse francezi do të marrë oferta nga Anglia dhe Spanja dhe do të jetë në dispozicion si lojtar i lirë në qershor kur i skadon kontrata.
Dalot është një opsion për mbrojtjen, duke pasur parasysh se Juan Cuadrado dhe Alex Sandro nuk kanë gjasa të rinovojnë marrëveshjet e tyre aktuale që skadojnë në qershor.
Manchester Unitedi ka aktivizuar një klauzolë për të zgjatur kontratën e portugezit deri në qershor 2024.
Sipas raportit, Allegri preferon Dalotin para Rick Karsdorp dhe Ivan Fresneda, por Juventusit do t’i duhen të paktën dy mbrojtës të rinj në janar ose gjatë sezonit 2023/24. /Telegrafi/