Shkencëtarët thonë se ibuprofeni mund ta parandalojë sëmundjen e Alzheimerit. Pacientët që janë të rrezikuar nga kjo sëmundje, mund ta shmangin demencën nëse marrin doza të vogla të ibuprofenit nga mosha e mesme e deri në fund të jetës.
Ibuprofeni besohet se e zbutë inflamacionin në tru – inflamacion që shpie në vdekje të qelizave nervore dhe ndërlidhet me Alzheimerin, transmeton Telegrafi.
Udhëheqësi i këtij studimi, Dr. Patrick McGeer, thotë se individët mund ta parandalojnë atë inflamacion përmes një zgjidhje të thjeshtë që nuk kërkon fare vizitë te doktori.
“Përdorimi i ibuprofenit si mjet kundër Alzheimerit me të vërtetë është zbulim i mahnitshëm. Nëse aplikohet në tërë botën, Alzheimeri mund të zhduket krejtësisht”, ka shtuar ai.
Ndonëse doza ideale e ibuprofenit që duhet të përdoret është e paqartë, hulumtuesit besojnë se konsumimi i një apo dy pilulave në ditë mjafton.
Vlen të ceket se vetëm në SHBA Alzheimeri i prekë rreth 5.5 milionë njerëz, ku çdo 66 sekonda diagnostikohet një rast i ri. /Telegrafi/