Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë qenë në qendër të vëmendjes të shtypit rozë pas spekulimeve të shumta për ndarje.
Tanimë mediet në Shqipëri, më gjegjësisht “Prapaskena” raporton se gjërat janë bërë më serioze dhe çifti kanë nisur procesin e divorcit.
Por, siç raportohet, Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e këngëtares Xhensila Myrtezaj për t’u divorcuar nga aktori i humorit Bes Kallaku, duke kthyer aktet për plotësim.
Nga veprimet paraprake, gjykata konstatoi se kërkesëpadia nuk është e nënshkruar nga paditësja Xhensila Myrtezaj, por nga avokatja e saj Donata Lepenica, e cila sipas gjykatës nuk ka tagër të nënshkruajë atë.
Nga këqyrja e dokumenteve, rezulton se këngëtarja Xhensila Myrtezaj, më 3 maj 2024, përmes avokates së saj, ka kërkuar ndarjen nga aktori Bes Kallaku.
Në kërkesë padi këngëtarja shpreh pretendime dhe ngre akuza të rënda ndaj Bes Kallakut, si motive për zgjidhjen e martesës.
Figura të shumta kanë pretenduar se divorci i tyre mund të jetë skemë e shtirur dhe se të dy po ndaheshin për çështje të pasurisë. /Telegrafi/