Site icon Telegrafi

Zbulohet destinacioni i mundshëm i Rashfordit në rast largimi nga Man United

Marcus Rashford është lidhur me një kalim befasues në Arabinë Saudite pasi ka humbur rëndësinë e tij tek Manchester United. 

27-vjeçari u la jashtë listës së lojtarëve të ftuar në ndeshjen që Unitedi e fitoi me rezultat 2-1 ndaj rivalit Manchester Cityt, me Ruben Amorim që insistoi se kjo ishte vetëm një përzgjedhje e tij. 

Më herët gjatë kësaj jave, u raportua nga The Telegraph se United është i shqetësuar për mënyrën e jetesës së Rashford jashtë fushës dhe se ai nuk është mjaftueshëm i vëmendshëm ndaj futbollit. 

Reprezentuesi anglez më herët është lidhur me një kalim tek PSG-ja, por tashmë një kandidat i ri i është bashkuar garës. 

Sipas një raportimi nga talkSPORT, Al-Ittihad, që drejtohet nga ish-mbrojtësi i Unitedit, Laurent Blanc, është vendosur ‘nën alarm’ nga përjashtimi i Rashfordit nga skuadra e Amorim. 

Raportimi sugjeron se ‘Djajtë e Kuq’ janë të hapur ndaj ofertave, por Rashford po ngurron të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë pasi po synon ta fitojë ftesën e Anglisë për Kupën e Botës 2026. 

Lexo po ashtu Carragher mendon se nuk ka skuadër që mund ta transferojë Rashfordin

Rashford është i lidhur me një kontratë tek Unitedi deri në qershor 2028, pasi ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare në verën e vitit të kaluar. 

Në rast se ai pranon kalimin tek Al-Ittihadi, ai do të bëhej bashkëlojtarë me yjet e tjerë si N’Golo Kante, Fabinho, Karim Benzema dhe Moussa Diaby./Telegrafi/

Exit mobile version