Site icon Telegrafi

Zbulohet arsyeja pse Arsenali dështoi ta transferonte Ollie Watkins në janar

Nga Anglia tashmë kanë zbuluar arsyen e vërtetë pse Arsenali nuk ia doli të nënshkruante me Ollie Watkins gjatë afatit kalimtar të janarit. 

‘Topçinjtë’ ishin lidhur me disa sulmues gjatë afatit kalimtar dimëror pasi Arteta po kërkonte nënshkrimin me një lojtar të tillë për të përforcuar gjasat për titull. 

Ollie Watkins ishte njëri ndër kandidatët potencial, por oferta e Arsenalit për transferimin e tij u refuzua. 

Gazetari i njohur David Ornstein tashmë ka zbuluar detaje nga bisedimet që ndodhën mes Arsenalit dhe Aston Villës. 

Ai ka thënë se Villa i dha Arsenalit mundësinë që të arrihet një marrëveshje nëse ofrohen 60 milionë euro. 

Sidoqoftë, Arsenali refuzoi që të plotësojë kërkesat e tyre, duke sugjeruar se një ofertë prej 40 milionë eurosh është më se e mjaftueshme. 

Lexo po ashtu Arsenali me goditjen e madhe të verës - synon ta aktivizojë klauzolën e lirimit të yllit spanjoll

“Për Watkins, këto gjëra nuk janë të lehta kur shkojnë aq vonë në afatin kalimtar. Villa i dha mundësinë Arsenalit për këtë marrëveshje mbi bazën e 60 milionë eurove”. 

“Kjo ishte diçka për të cilën Arsenali nuk ishin të përgatitur për atë vlerë për një lojtar 29-vjeçar, i cili në sytë e tyre nuk vlen aq shumë”. 

“Ata vendosën që të sugjerojnë një shifër prej 40 milionë eurosh, por Villa ishin serioz kur kërkuan 60 milionë”, ka thënë Ornstein./Telegrafi/

Exit mobile version