Site icon Telegrafi

Zbulohen yjet më të paguar të MLS – Xherdan Shaqiri thyen rekordin e Zlatan Ibrahimovic dhe bëhet lojtari më i paguar në histori

Ish-sulmues anësor i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është lojtari më i paguar në historinë e MLS.

Ylli i Chicago Fire, tani 30 vjeçari Shaqiri, ka vendosur një rekord të ri për vendin e parë që mbahej më parë nga Zlatan Ibrahimovic.

Shaqiri iu bashkua Chicago  në shkurt, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024 me vlerë 6.5 milionë funte (7.6 milionë euro) në vit.

Ibrahimovic fitonte 6 milionë funte (7 milionë euro) në vit gjatë periudhës së tij në LA Galaxy, ndërsa rekordmeni i mëparshëm ishte Kaka që paguhej 5.2 milionë funte (mbi 6 milionë euro) në vit te Orlando Pirates.

Shaqiri është lojtari i vetëm në MLS që paguhet më shumë se 5 milionë funte në vit, pasi pas tij vjen Javier Hernandez me 4.8 milionë funte (5.6 milionë euro) në vit.

Këtu janë dhjetë lojtarët që fitojnë më së shumti në MLS.

Xherdan Shaqiri – Chicago Fire –  6.5 milionë funte (7.6 milionë euro)

Javier Hernandez – LA Galaxy –  4.8 milionë funte (5.6 milionë euro)

Gonzalo Higuain – Inter Miami –  4.6 milionë funte (5.3 milionë euro)

Alejandro Pozelu – Toronto FC –  3.7 milionë funte (4.3 milionë euro)

Jozy Altidore – New England Revolution – 3.4 milionë funte (4 milionë euro)

Josef Martinez – Atlanta United –  3.3 milionë funte (3.89 milionë euro)

Carlos Vela – LA FC –  3.2 milionë funte  (3.78 milionë euro)

Luiz Araujo – Atlanta United –  3.1 milionë funte (3.66 milionë euro)

Lucas Zelarayan – Columbus Creë –  2.9 milionë funte  (3.42 milionë euro)

Carles Gil – NeW England Revolution –  2.8 milionë funte (3.30 milionë euro)

/Telegrafi/

Exit mobile version