Site icon Telegrafi

Zbulohet vazoja e lashtë kineze, përmbante lëngun që besohej se sillte përjetësinë (Foto)

Arkeologët kanë gjetur në Kinë, një vazo të vjetër rreth 2,000 vjet, që përmbante lëngun që besohet se sillte përjetësinë dhe i bënte njerëzit e pavdekshëm.

Ka pasur shumë shkrime, për legjendën lidhur me të ashtuquajturin eliksir të përjetësisë, që e përdornin familjet e pasura kineze, por asnjëherë nuk është gjetur ndonjë evidencë e përdorimit të tij, transmeton Telegrafi.

Vazoja e bakrit u gjet në varrin që i përkiste dinastisë Han, brenda së cilës kishte rreth 3.5 litra me lëng, si dhe mbishkrimin që tregonte për përmbajtjen.

“Kjo është hera e parë, që kemi gjetur diçka prej legjendës së barit për pavdekësi” ka thënë Shi Jiazhen, që është në krye të ekipit të arkeologëve.

Lëngu që mbanë aromë si të alkoolit, është i një rëndësie të veçantë, për të zbuluar mendimet e lashta kineze për arritjen e pavdekësisë dhe evolucionin e qytetërimit të asaj shoqërie.

Në hapësirën prej 210 metrave katrorë, janë gjetur edhe shumë enë tjera dhe vazo të stolisura, që besohet se i përkisnin të njëjtës familje të pasur. /Telegrafi/

Exit mobile version