Fatura e pagave të Manchester United për sezonin 2024/25 është zbuluar duke përfshirë dhjetë fituesit më të mirë në skuadër.
United ka një nga skuadrat më të shtrenjta në histori, por ende nuk i ka përmbushur pritjet nën drejtimin e Erik ten Hag.
Pasi përfunduan në vendin e tetë në Ligën Premier sezonin e kaluar, Djajtë e Kuq kanë bërë një tjetër fillim të ngadaltë të sezonit aktual.
Ata kanë humbur dy nga tri ndeshjet e tyre fillestare, duke përfshirë një mposhtje 3-0 nga rivalët, Liverpooli, të dielën.
United thuhet se po kërkon të heqë disa lojtarë të vjetër nga librat e klubit për të liruar fonde për ardhjet e reja në janar dhe verën e ardhshme.
The Sun tani ka zbuluar detaje të faturës masive të pagave të United dhe dhjetë fituesve më të mirë në Old Trafford.
Casemiro zë vendin e parë me 400,000 euro në javë, pas ardhjes së tij prej 80 milionë nga Real Madrid në 2022.
Kapiteni i United, Bruno Fernandes është i radhës në listë me po ashtu 400,000 euro, i ndjekur nga afër nga Marcus Rashford (380,000) – i cili, ashtu si Casemiro, është lidhur me një largim pas vështirësive në 2024.
Mason Mount është i katërti në listë me paga prej 270,000 euro në javë. Deri më tani, ai ka arritur vetëm një gol që kur iu bashkua United në një lëvizje prej 62 milionë nga Chelsea në 2023.
Një tjetër lojtar i lidhur me një kalim në futbollin turk, Antony, është i pesti me pagë prej 230,000 euro në javë. Anësori është një objektiv i raportuar i Fenerbahçes, pasi ka arritur vetëm një paraqitje të shkurtër deri më tani këtë sezon.
Matthijs de Ligt (210,000), Harry Maguire (200,000), Christian Eriksen (170,000), Luke Shaw (160,000) dhe Victor Lindelof (140,000) kompletojnë top 10-shen. /Telegrafi/