Site icon Telegrafi

Zbulohen shkaqet e vdekjes së doktorit të Barcelonës

Mbrëmjen e kësaj të shtune u trondit futbolli, e konfirmuar pak minuta para fillimit të planifikuar se ndeshja mes Barcelonës dhe Osasuna u pezullua.

Fillimisht u përmend një “arsye të sigurisë”, derisa pak më vonë u konfirmua vdekja e Carles Minarro, mjekut të ekipit të parë të Barçës.

Carles Minarro u nda nga jeta pikërisht këtë të shtunë, në mënyrë të papritur në moshën 40-vjeçare.

Ndodhi në hotelin e ekipit e Barcelonës: ai hëngri drekë në mesditë dhe më pas shkoi në dhomën e tij për të pushuar.

Fatkeqësisht, ai nuk u zgjua më, ndërsa Marca raporton se ka të bëjë me një atak kardiak.

Lexo po ashtu Barcelona reagon për rastin e vdekjes së anëtarit të tyre në zhveshtoren e ekipit

Tashmë në Montjuic, Laporta informoi dhomën e zhveshjes së Barcelonës për kalimin e Carles Minarros, duke shkaktuar habi dhe pikëllim të madh te lojtarët.

Osasuna e pranoi me gatishmëri kërkesën e shtyrjes dhe La Liga dha miratimin përfundimtar. /Telegrafi/

Exit mobile version