Telegrafi

Zbulohen pamjet e para të iPhone 7?

Fotografia e parë reale e mundshme e iPhone 7 Plus është shpërndarë në ueb-sajtin kinez Bastille Post, duke sjell një pamje më nga afër të dizjanit të smartfonit që pritet të dalë së shpejti në treg.

Ndryshimi më i dukshëm në telefon është përfshirja e një kamere shumë të përfolur dual-lente me formë pilule, ndryshe nga rrethorja që kishte më parë.

Thashethemet bien në kontraditë me njëra tjetrën, pasi nuk dihet nëse iPhone 7 apo iPhone 7 Plus do të ketë kamerën dy lentëshe apo të dyja bashkë.