Federata ndërkombëtare eSports (IESF) ka njoftuar për gjashtë titujt e lojërave, të cilat do të mbahen sivjet në kampionatin botëror në Bali të Indonezisë.
Mbi 120 shtete pritet të marrin pjesë në ngjarjen kryesore të IESF-së në Bali që do të presë finalet e kampionatit botëror ‘eSports 2022’, i caktuar të zhvillohet nga 27 nëntori deri më 9 dhjetor.
Vitin e kaluar kampionati botëror i eSports u mbajt në qytetin Eilat të Izraelit, ku pati mjaft sukses, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe Federata eSports e Kosovës, si dhe ajo e Shqipërisë.
Titujt e lojërave si “CSGO, Dota2, Tekken 7, eFootballTM series”, kthehen përsëri në edicionin e 14-të.
Për herë të parë këtë vit listës do t’i shtohen edhe titujt e lojërave për telefona mobil, ‘PUBG Mobile’ dhe ‘Mobile Legends: Bang Bang’, bazuar në informatat e dhëna nga faqja zyrtare e IESF.
Regjistrimi për Federatat Kombëtare do të hapet më 20 shkurt në platformën e re të IESF. Procesi i kualifikimit do të përfshijë lojëra për PC, celularë dhe konsolë. /Telegrafi/
Bali 2022. game titles announcement!🥁
– Counter-Strike: Global Offensive
– Dota 2
– eFootball™️ series
– Tekken 7
– Mobile Legends: Bang Bang
– PUBG: MobileFor additional information click the link 👉 https://t.co/mvBVABcQ2y#WorldEsports #WEC #IESF pic.twitter.com/mBG25zmo4b
— IESF (@iesf_official) February 16, 2022