Site icon Telegrafi

Zbulohen fjalët që Vinicius ia tha Kokes dhe Llorentes gjatë derbit të tensionuar të Madridit

Pamje të reja janë shfaqur nga përleshja verbale mes Vincius Junior me dyshen e Atletico Madridit, Marcos Llorente dhe Koke gjatë derbit të Madridit që u zhvillua të dielën.

Një gol i vonë i Angel Correas bëri që Atletico të ‘rrëmbente’ një barazim 1-1 por që vëmendja më e madhe ishte në pjesën e dytë, kur tifozët hodhën disa gjësende në drejtim të Thibaut Courtois,

Si rezultat, të dy skuadrat u urdhëruan nga gjyqtari i ndeshjes që të largoheshin nga fusha dhe ndeshja ishte ndërprerë përkohësisht.

Përveç këtyre skenave pati edhe një përleshje verbale mes Kokes dhe Vinicius Junior, i cili u rrëzua në tokë pas një ndërhyrje të Robin Le Normand.

Koke nuk ishte i lumtur me sjelljen e brazilianit dhe iu afrua atij për t’u ankuar për rrëzimin e tij në fushë.

Disa momente më vonë, Vinicius i tha disa fjalë mesfushorit spanjoll të cilat Mundo Deportivo tashmë ka zbuluar se çfarë kanë qenë saktësisht.

“Unë kam dy Liga të Kampionëve, ju nuk keni asgjë”, ka thënë Vinicius në drejtim të Kokes. Jose Gimenez gjithashtu u mundua që të bënte paqe me Vinicius, por ai vazhdoi me debatin.

Nuk ndaloi më kaq. Numri shtatë i Real Madridit u pa gjithashtu duke shkëmbyer disa fjalë edhe me Marcos Llorenten.

“Ai nuk mund të flas me mua. Ju flisni me njerëzit , ata ju duartrokasin juve. Bisedoni me ata. Kjo është arsyeja pse je këtu, për të luajtur, sepse ju duhet të jeni këtu për të luajtur”.

Llorente iu përgjigj shkurtimisht: “Nuk më intereson”./Telegrafi/

Exit mobile version