Është zbuluar se çfarë i ka thënë Lionel Messi i zemëruar gjyqtarit të ndeshjes pas ndeshjes së parë të sezonit të Inter Miamit.
Ylli argjentinas regjistroi dy asistime për ekipin e tij, teksa ata luajtën baras me rezultat 2-2 ndaj New York Cityt.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 100-të në një duel ku vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë pas gjysmës së pjesës së parë.
Messi mbeti tejet i nervozuar me atë vendim, sipas të cilit Tomas Aviles u përjashtua 18 minuta pasi shënoi golin e epërsisë.
Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit situata eskaloi dhe Messi befasoi me gjestin e tij.
😡 The Whole Angry Messi Clip!
This video shows an irate Lionel Messi jawing at head referee Alexis Da Silva as well as grabbing New York City FC assistant coach Mehdi Ballouchy by the neck.
There’s lots to digest here, but it’s great to see Messi cares.#InterMiamiCF #Messi𓃵 pic.twitter.com/KkfWOQTQbH
— Franco Panizo (@FrancoPanizo) February 23, 2025
Tetë herë fituesi i Topit të Artë e kapi për fyti një anëtar të stafit të trajnerëve të ekipit kundërshtar.
Kjo ndodhi pasi ai tashmë kishte shkëmbyer disa fjalë me gjyqtarin Alex Da Silva me këtë të fundit që i dha Messit kartonin e verdhë.
Sipas një raportimi nga TyC Sports, të cilët morën mendimin e një lexuesi të buzëve në këtë rast, Messi i bërtiti gjyqtarit në fytyrë me fjalët ‘ju jeni një frikacak’./Telegrafi/