Janë zbuluar disa nga fjalët e fundit që Princi Charles shkëmbeu me babanë e tij të ndjerë, Princin Philip.
Në një dokumentar të ardhshëm nga BBC One për trashëgiminë e lënë nga burri i Mbretëreshës Elizabeth prej 73 vitesh , Princi Charles thuhet se zbuloi se ai foli në telefon me Princin e Edinburghut një ditë para vdekjes së tij.
Philip vdiq në moshën 99-vjeçare më 9 prill , gati dy muaj nga 100-vjetori i tij. DailyMail raporton se Charles dhe Philip diskutuan për të festuar një moment të madh në atë që besohet të jetë biseda e tyre përfundimtare.
“Ne po flasim për ditëlindjen tuaj”, i tha Charles babait të tij në një telefonatë më 8 prill.
Charles thuhet se e përsëriti sërish, “Ne po flasim për ditëlindjen tuaj”.
Philip, i cili ndodhej në shtëpinë e tij në Windsor, tha: “Epo, duhet të jem gjallë për këtë, apo jo”.
“E dija që do ta thuash këtë”, u përgjigj Charles.
BBC njoftoi në fillim të këtij muaji se dokumentari i ardhshëm “Prince Philip: The Royal Family Remembers” do të shfaqë të katër pincat dhe fëmijët e mbretëreshës: Charles, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward.
Projekti fillimisht u mendua për të shënuar 100-vjetorin e Philip më 10 qershor.
I njëjti u shtrua në spital disa muaj para vdekjes së tij. Më 16 shkurt, ai ndodhej në një spital në Londër pasi nuk ndihej mirë. Më 3 mars iu nënshtrua një procedure për një ndërhyrje në zemër.
Philip u martua me princeshën e atëhershme, Elizabeth në 1947 dhe është bashkëshortja mbretërore më jetëgjatë në historinë britanike. /Telegrafi/