Site icon Telegrafi

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Policia e Kosovës ka realizuar të martën një bastisje në fshatin Novosellë të Pejës, nën dyshimin për kultivim të bimës së hashashit ose shkurreve të kokainës.

Lidhur me këtë rast kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj ka thënë për Telegrafin se ka dyshime për një laborator droge.

“Dyshojmë se kemi gjetur një laborator për kultivimin e mjeteve narkotike. Jemi na fzën paraprake të vërtetimit të këtij dyshimi”, ka thënë Kurmehaj.

Lexo po ashtu Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Në anën tjetër policia përmes raportit 24 orësh bëri të ditur se kanë zbuluar tri dhoma të improvizuara nën tokë, të cilat mund të kenë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike.

Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar 52 poqa elektrikë me kapacitet të lartë për ndriçim dhe ngrohje, kabllo elektrike, qese të zbrazëta plastike, role plastike dhe një DVR që regjistronte pamjet nga kamerat e sigurisë. /Telegrafi/

Exit mobile version