Zbatimi i masave mbrojtëse zvogëlon mundësinë e kontaktit të personelit të Shërbimit Mjekësor të Urgjencës me mikroorganizma patogjen të cilët mund të shkaktojnë infeksione
Prof.ass.dr. Isuf Bajrami
Spec. i mjekësisë urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente-Prishtinë
tel. 044-199-161;
isufbajrami@yahoo.com; isuf.bajrami@rks-gov.net
Mikroorganizmat patogjen mund të përcillen me ajër, kontakt me gjak dhe sekretet tjera të organizmit.
Rruga më e shpeshtë është nga plagët e hapura, therja me gjilpërë ose mjete të mprehta, përmes syrit, hundës ose gojës.
Për shkak të kushteve të pavolitshme të punës (ndriçimi i pamjaftueshëm, hapësira e ngushtë etj) është vështirë, pothuajse e pamundur të vlerësohet se pacienti a është infektiv ose për cilin fluid bëhet fjalë.
Për këtë arsye masat standarde të mbrojtjes personale duhet zbatuar gjithnjë kur ekziston mundësia e ekspozimit ndaj lëngjeve ose sekrecioneve të organizmit.
Nënvlerësimi i masave të mbrojtjes personale ekspozon rrezikun e veprimtarëve në SHMU dhe familjarëve.
Gjithashtu me zbatimin e masave mbrojtëse ruhet pacienti nga sëmundjet e personelit mjekësor.
Masat mbrojtëse duke përfshirë lateksin ose dorezat vinil, syzet mbrojtëse, maskat dhe përparëset. Përdorimi i pajisjeve varet nga situata dhe rreziku i ekspozimit në këto situata.
Principet e përgjithshme të cilat duhet të pasojnë janë:
– Dorezat përdoren çdoherë kur ka mundësi prekja me lëngje trupore
– Syzet mbrojtëse: përdorni çdo herë kur ka mundësi kontakti me sekrete të lëngëta me sy ose kur kemi pranin e grimcave fluturuese
– Maska: përdoret gjithmonë kur ekziston mundësia që lëngjet ose sekretet të mbërrijnë në gojë ose kur kemi pranin e grimcave fluturuese. Maska kirurgjikale përdoret të pacientët me infeksione respiratore. Tipet specifike të maskave mund të nevojitën të rastet siç janë ekspozimi ndaj tuberkulozit
– Mbulesa përparëse: përdoret kur rrobat dhe lëkuren duhet mbrojtur nga sekretet trupore
Pajisjet
▪ Dorezat, lateksi ose vinili
▪ Syzet mbrojtëse
▪ Maska, qasja me mbrojtja adekuate nga mikroorganizmat
▪ Përparësja
▪ Mjetet për pastrimin e duarve
Qëllimi: kuptimi dhe zbatimi i masave mbrojtëse personale për punonjësit e shërbimeve emergjente në kushte paraspitalore, ambulatore dhe spitalore.
Pajisjet mbrojtëse, dorezat, BVM maska, syzet, maska e xhepit, maska e fytyrës, maska e gojës
Vlerësimi primar
Mbrojtja personale e personelit mjekësor në SHMU varet nga vlerësimi i ekspozimit ndaj infeksioneve në raport me gjendjen e pacientit. Me rastin e caktimit të pajisjeve mbrojtëse duhet të përgjigjemi në pyetjet në vazhdim:
▪ Se a keni prani të gjakut dhe sekrecioneve trupore dhe a ka rrezik nga ekspozimi i gjakut dhe sekreteve trupore që momentalisht nuk janë prezentë?
▪ A ka rrezik që pacienti të pështynë dhe vjell?
▪ A kollitët pacienti?
▪ A kemi prani të urinës dhe jashtëqitjes?
▪A duhet aspiruar pacientin?
▪ A do të jetë e nevojshme të vendosen gishtërinjtë në hapësirën e gojës së pacientit?
▪ A duhet në vendin e ngjarjes të preken objektet në të cilët mund të kemi gjak ose sekrecione të organizmit.
▪ Dhe nëse në fund të intervenimit duhet pastruar pajisjet?
Veprimet: masat mbrojtëse personale
Sqaroni pacientit arsyen për masa mbrojtëse personale.
Shpjegim: duhet kuptuar se masat mbrojtëse personale mund të krijojnë barrierë ndaj pacientit. Ky izolim mundet pjesërisht të zbutet nga sqarimet për masat mbrojtëse personale.
1. Vendosni dorezat
2. Vendosni syzet
3. Vendosni maskat
4. Sipas nevojës vishni përparëse
5. Vlerësoni gjendjen e pacientit dhe zbatoni veprimet e mjekimit
6. Nga vendi i ngjarjes largoni gjithë objektet e papastra dhe për këtë parashihet qeska për një përdorim ose kontejneri
7. Largoni pajisjet mbrojtëse vetëm atëherë kur ka kaluar rreziku nga ekspozimi për infeksio.
8. Hidhni të gjitha mjetet e kontaminuara ose të papastra, dorezat, maskat, përparëset në kontejner për mbeturina që i përgjigjen mbrojtjes nga infeksioni
9. Sa më parë që mundeni pastroni duart me tretje të paraparë për preventiv ndaj infeksioneve
Shpjegim: Pastrimi i duarve është dëshmuar si një prej metodave më të rëndësishme për zvogëlimin e riskut ndaj ekspozimit në mikroorganizma patogjen.
Monitorimi i përhershëm dhe vlerësimi sekondar:
– Përqendroni vëmendjen në situatën e mbrojtjes personale.
– Nëse pajisjet janë shqyer, shpërthyer, deformuar ose të fryra ndërroni ato.
Vërejtje të rëndësishme
▪ Në rast të dyshimit në mundësin e kontaktit me gjak ose sekrete të organizmit, lajmëro kompetentët dhe plotëso dokumentacionin e nevojshëm. Në rast të ekspozimit të drejtpërdrejt menjëherë kërkoni ndihmën mjekësore.
▪ Pajisjet në vendin e ngjarjes si dhe të gjitha mjetet në automjet sa më pak të preken me doreza të kontaminuara. Pajisjet mund të jenë të infektuara me kontaminim indirekt.
▪ Në vendin e ngjarjes përqendroni vëmendjen në gjilpëra, xhama, dhe mundësi tjera për shfaqje të lëndimeve nga mjetet e mprehta të kontaminuara.
▪ Me rastin e tretmanit të shumë pacientëve tentoni të ndërroni dorezat me qëllim të shmangies së kontaminimit indirekt të pacientit.
▪ Nëse dorezat vishen para fillimit të ndihmës ndaj pacientit, veçanërisht para bartjes së pajisjeve, janë të mundura dëmtime të pavërejtura që kanë ndodhur para mbërritjes te vet pacienti.
▪ Nuk është e nevojshme që vozitësi të përdor doreza gjatë kontaktit me timon.
▪ Shqyrtoni përdorimin e pajisjeve mbrojtëse të përgjithshme gjatë pastrimit të automjeteve.
▪ Shqyrtoni përdorimin e dorezave të trasha për pastrim.
▪ Sa më parë që mundet largoni mjetet e kontaminuara ose rrobat personale. Këto rroba nuk barten në shtëpi dhe nuk përzihen ose lahen me rrobat e pa pastra të shtëpisë.
Mbrojtja adekuate e syve nënkupton përshtatje të syzeve në çdo anë të fytyrës dhe duhet të ketë vrima anësore.
Nëse te pacienti është vendosur maska, pandërprerë kujdesuni ndaj përpjekjeve të frymëmarrjes pasi që maska vështirëson vlerësimin.
Rekomandime
▪ Mjetet e mbrojtjes personale caktohen në bazë të rregullores për përpunimin dhe vlerësimin e rrezikut e në të janë identifikuar të gjitha rreziqet dhe dëmet për punëtorë në disa vende të punës.
▪ Bazuar në vlerësimin e rrezikut zbatohen rregullat e mbrojtjes në punë me të cilat largohen ose në nivelin më të ulët të mundshëm zvogëlohen rreziqet dhe dëmtimet për të punësuarit në vendin e punës dhe në ambientin e punës për çka punëdhënësi siguron të gjitha mjetet materiale të nevojshme.
▪ Detyrë për përgatitje dhe vlerësim ka punëdhënësi që merret me veprimtari si, industria, ndërtimtaria, bujqësia, peshkatari, pylltari, tregti, shëndetësi dhe punëdhënësit në lëmit tjera gjatë procesit të punës, në të cilët ekziston mundësia për shfaqjen e lëndimeve në punë, sëmundje profesionale dhe çrregullimet në procesin e punës të cilat mund të shkaktojnë pasoja të dëmshme për sigurinë dhe shëndetin e të punësuarve.
▪ Çdo punëdhënës me akt nënligjor (rregullore) definon mjetet personale mbrojtëse. /Telegrafi/