Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar dje seanca gjyqësore për të caktuar masën e sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë dosje.
Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se gjatë seancës avokati i Veliajt ka kërkuar lirim të kryebashkiakut nga qelia, në këmbim të garancisë pasurore.
Ndërsa për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxën, ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë nga ‘arrest shtëpie’ në “detyrim për paraqitje”.
Kujtojmë se Gjykata e ka lënë Veliajn në burg ndërsa Ajola Xoxën në detyrim paraqitje. /Telegrafi/