Në Copa America 2019, Ivan Zamorano dha një intervistë për “The Guardian”, në të cilën kujtoi kohën në Real Madrid dhe Inter.
Ish lojtari kilian i kushtoi vëmendje të veçantë kohës në Itali, i cili përkoi me një nga lojtarët më të mirë që kanë kaluar nëpër të dyja ekipet: Ronaldo.
Përveç vlerësimit për lojën dhe vullnetin që të shërohet, kur pësoi një dëmtim të rëndë në gju, kiliani ka treguar arsyen se pse e ka mbajtur numrin “1+8” në fanellë gjersa ishte lojtar i skuadrës italiane.
“Arsyet pse e kam mbajtur këtë numër ka të bëjë me lojtarin më të mirë në botë, i cili erdhi në ekipin tonë. Unë ia dhurova atij numrin tim, 9-shin. Drejtori sportiv, Sandro Mazzola, më tha të marr një numër që ka të bëjë me 9-shin”.
“E pyeta nëse mund të shtoja ndonjë shenjë si pas numrit nëntë, por nuk më lejoj federata italiane. Më pas fola me presidentin Massimo Moratti, i cili i më tha të luaja me numrin 18, dmth me 1+8 dhe në këtë formë e mbajta numrin 9”, tha ai.
Ndryshe, Zamorano ka veshur 101 herë fanellën zikaltër dhe ka shënuar 26 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/