Site icon Telegrafi

Zaevi po finalizon garancionet për presidentin Ivanov

Garancionet që kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, duhet t’i dorëzojë tek presidenti Ivanov janë në fazën përfundimatare. Nga LSDM thonë se këto garanca do të jenë të mjaftueshme që Ivanovi ta jep mandatin për formimin e qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas TV24 takimi mes Ivanovit dhe Zaevit mund të ndodh nga fillimi i javës së ardhshme ose të martën, pastaj pritet që deri në fund të javës Ivanovi edhe të deklarohet për dhënien e mandatit. Nga LSDM-ja përsëri sot përmes një kumtese theksuan se ekziston program qeveritar i cili nuk cënon aspak unitaritetin e shtetit.

Pas takimit me Hoyt Brian Yee, u fitua përshtypja që Gjorge Ivanov filloi të zbut qëndrimet e tij në lidhje me dhënien e mandatit, por pas një kohe të shkurtë ai ktheu në lojë Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare./Telegrafi/

Exit mobile version