Rajoni do të jetë shumë më stabil dhe më i sigurt, nëse veprojmë dhe punojmë së bashku, porositi ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë panel diskutimit kushtuar energjetikës në Forumin ekonomik Delfi në Greqi, njofton korrespondenja e MIA-s nga Athina.
Zaev u përqendrua në rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve të rajonit, si shembll i përmendi edhe Greqinë dhe Bullgarinë, theksoi se njëjtë si edhe me vaksinat gjatë pandemisë, asnhti edhe tani për krizën energjetike, ka ekzistuar ndihmë nga fqinjët, por edhe theksoi se nevojitet që të punojmë bashkë, të vazhdojë bashkëpunimi në pritje të dimrit të ardhshëm.
“E kaluam krizën energjetike me ndihmën e miqve tanë – Greqi, Bullgari dhe Serbi. Greqia ka ndarë me ne resurse të veta, siç ndanë më parë vendet edhe vaksina”, theksoi Zaev.
Ish-kryeministri dhe themelues i Fondacionit Zaev, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forum i përmendi edhe investimet greke në Maqedoninë e Veriut.
Në panel ishte i pranishëm edhe ministri i Mjedisit dhe Energjetikës së Greqisë, Kostas Skrekas, i cili theksoi se siguria energjetike nuk është çështje kombëtare, por rajonale.