Site icon Telegrafi

Zaev: Më pak histori, e më shumë ekonomi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në fjalën hyrëse në mes tjerash tha se janë sot në Shkup për të hapur rrugët e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit perëndimor, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nga sot fillon një periudhë të re në rajon. Nga sot mbi 300 ndërmarrës nga e gjithë Ballkani janë këtu me ne. Ne të gjithë jemi këtu për të përforcuar Ballkanin së bashku. Hapësira kuptimplotë ekonomike është qëllimi jonë. Qëllimi jonë është bashkëpunim fuqi plotë, ku do të ndërtojmë ekonomi të përbashkët. Jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tonë, të vendeve tona. Qytetarët dhe kompanitë do përfitojnë shumë nga ky bashkëpunim i jonë. Të gjithë ne e kemi qëllim BE-në, pasi ne nuk mund të jemi asgjë tjetër, por një Ballkan evropian. Ne jemi të sigurtë në rrugën tonë për mallra, lëvizje të lirë pa kufinj në stilin “no stop, just go”” tha Zaev në fjalimin e tij, duke paralajmëruar lëvizje pa kufinj, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai gjithashtu tha se do të bisedohet edhe për punë të lirë nëpër vendet e Ballkanit perëndimor dhe shkëmbim të studentëve dhe përvojave të tyre, për një të ardhme më të mirë pa paragjykime.

Zaev përmendin edhe dështimin e BE-së, që sipas tij, duhet që BE të vetërregullohet dhe t’i kontaktojnë kur të jenë ata gati. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Forumi ekonomik në Shkup, çka parashihet të ndodh?
Exit mobile version