Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, bëri të ditur se kandidat për kryetar komune të Haraçinës nga radhët e LSDM- së, do të jetë Militie Halimi, njofton Alsat M.
Ndërsa nga KSHZ njoftojnë se konkursi është ende i hapur për kandidatë të pavarur. Edhe komunat shqiptare deri tani kanë kandidatë të pavarur.
Enver Pajaziti, ish kuadër i BDI-së këtë herë do të garojë si kandidat i pavarur në komunën e Bërvenicës. Deri tani vetëm Pajaziti është paraqitur si kandidat i pavarur.
Kiro Tashkov dhe Jorgo Ognenovski janë kandidat të pavarur për komunën e Manastirit.
Gospodin Poposki konkurron në Vevçani, Toni Gjurovski në Vrapçisht, Jadranka Biban në Debarcë, Boris Davidov në Kavadar, Vladimir Kofçegarski në Karposh, Marijanço Angelovski dhe disa tjerë në komunë rurale. /Telegrafi/