Site icon Telegrafi

Zaev: Është e saktë se ligji për amnisti është miratuar edhe për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri Zoran Zaev në intervistën e sotme në “24 Otvoreno” tha se është e saktë se Ligji për Amnisti është miratuar edhe për qëllim të arritjes së procesit të ndryshimeve kushtetuese, por edhe se për pajtim iu është nevojitur shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pres që për këto vendime unë ta paguaj çmimin politik. Për çmimin politik mendoj në zgjedhje. Qytetarët tregojnë dhe vlerësojnë në zgjedhje. Po, është e saktë që amnistinë e bëmë edhe për procesin e ndryshimeve kushtetuese. Nga Mickoski kemi veprime të papërgjegjshme, por a nuk duhet të merren vendime të përgjegjshme. Me profilin e ligjit janë amnistuar deputetë dhe artistë. Durllovski, hyri dhe e këndoi himnin. Ai duhet të gjykohet me 20 vjet burg? Por, ligji është edhe që të arrihet pajtim”, tha Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version