Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot ka realizuar bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë Kiriakos Mitsotakis.
Siç njoftojnë nga Qeveria, Zaev ka uruar Mitsotakisin për zgjedhjet parlamentare, duke i dëshiruar prosperitet dhe mirëqenie Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të dy kryeministrat kanë shpresuar për vazhdimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, deri në takimin e tyre të parë. Zaev ka thënë se Greqia është partner strategjik për Maqedoninë e Veriut dhe e ka falënderuar për mbështetjen që vendi jonë e merr nga Greqia për anëtarësim në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE-në”, thuhet në njoftim.
Zaev e ka uruar Mitsotakis edhe për zgjedhjet e suksesshme, duke shtuar se me këto zgjedhje vendi edhe një herë ka treguar se është vend udhëheqës në rajon./Telegrafi/