Nuk ka paralajmërime për amnisti, as nga Ministria e Drejtësisë, as nga presidenti, i cili nuk ka mundësi ligjore. Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev para Gjykatës Penale ku ishte për shkak të rastit të kërcënimeve që ka marrë në vitin 2016.
Sipas Zaevit, ligji për amnisti e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit, është miratuar në momentin kur ka qenë i nevojshëm shumica parlamentare për ndryshimet kushtetuese.
“Ligji për amnisti ka ndodhur në kuadër të pajtimit, ai është një proces mjaft serioz, kur shtetit i nevojiteshin shumica prej dy të tretave. Publikisht e them këtë dhe nuk iki. Besoj se Kuvendi nuk ka nevojë më që të sjell gjëra të tilla. Ai rast ka qenë mjaft qartë i diferencuar, ku u ndanë të gjithë ata që morën në dhunë, nga ato që ishin të mashtruar. Nuk besoj se institucionet, as Ministria e Drejtësisë, as presidenti, do të hap një rast të tillë të amnistisë”, deklaroi Zaev.
Zaev para gazetarëve foli edhe për PSP-në, ku tha se “kush jam unë dhe Hrisitijan Mickoski të tregojmë se cilët prokurorë duhet të zgjidhen, ku në Maqedoni ka Këshill për prokurorë publik”./Telegrafi/