Site icon Telegrafi

YouTuberi teston funksionin e detektimit të përplasjes në iPhone 14 Pro

Detektimi i përplasjes është një nga veçoritë e reja të iPhone 14. Nëse telefoni detekton një përplasje, atëherë ai bën një telefonatë urgjence pas 20 sekondash nëse personi nuk e anulon atë.

Nëse njerëzit nuk reagojnë, ka një mesazh audio për shërbimet e urgjencës që i këshillon ata për incidentin dhe koordinatat e gjerësisë dhe gjatësisë gjeografike, transmeton Telegrafi.

Një YouTuber e ka testuar këtë veçori duke e demonstruar në një video në YouTube.

Ata morën një makinë funksionale dhe e vendosën një iPhone 14 Pro brenda saj.

Në testin e parë, ata ndezën makinën e tyre dhe e përplasën me një makinë të shkatërruar. Gjatë këtij testi makina e tyre e përplasi automjetin tjetër, por përsëri vazhdonte të ecte tutja. Në këtë test, veçoria e përplasjes nga iPhone 14 nuk u aktivizua.

Veçoria e detektimit të përplasjes u aktivizuar në dy testet e tjera, kur e shtynë makinën e tyre drejt një grumbulli automjetesh jo-funksionale.

Siç mund të shihet, në testin e dytë pasi u krye përplasja, blogeri vrapoi me shpejtësi brenda makinës për të parë nëse funksioni ishte aktivizuar. Ndonëse jo në fillim, pas disa sekondash në telefon filloi numërimi mbrapsht për të aktivizuar thirrjen. /Telegrafi/

Exit mobile version