YouTuberi Zack Nelson, i njohur më mirë si JerryRigEverything, kohët e fundit e ka testuar Samsung Galaxy S25 Ultra dhe zbuloi një fakt befasues për kamerat e tij.
Në një video që postoi në kanalin e tij në YouTube me 9.21 milionë abonentë, Nelson zbuloi se unazat rreth lenteve të kamerës nuk ishin të lidhura fort me telefonin.
“Ato janë pak të ngritura dhe fleksibile, gjë që mund të çojë në grumbullimin e pluhurit”, tha ai.
Me një inspektim më të afërt, Nelson vuri re se unazat metalike rreth lenteve, veçanërisht në kamerën ultra të gjerë 50MP, kamerën kryesore 200MP dhe kamerën telefoto 50MP me zmadhim optik, kanë një funksion thjesht estetik dhe nuk janë pjesë përbërëse e lentes.
Ai i krahasoi këto unaza me një “tingull të rremë motori” në disa automjete elektrike, duke vënë në dukje se unazat janë ngjitur si “qerpikët e rremë”.
Nelson shprehu pakënaqësinë e tij me këtë zgjidhje dizajni, duke sugjeruar që Samsung duhet të përdorë ngjitës me cilësi më të mirë për unazat e kamerës në modelet e ardhshme.
Edhe shikuesit u befasuan nga ky zbulim, duke komentuar se është zhgënjyese të paguash një çmim të lartë për një telefon me një zgjidhje të tillë. /Telegrafi/