Mesfushori anglez, Ashley Young si duket ka vendosur për skuadrën e tij të re.
Ish-anëtari i Kombëtares së Anglisë, nuk ka pasur hapësira këtë edicion nën urdhrat e Jose Mourinhos.
Kësisoj Young ka vendosur largimin nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.
31-vjeçari ka kontratë deri në qershor të vitit 2018 me ‘Djajtë e Kuq’, derisa është pranë transferimit në Kinë tek skuadra Shandong Luneng.
Ekipi kinez i ka ofruar kontratë tri vjeçare anglezit me pagë vjetore prej 10 milionë eurove në stinor.
Në fillim të javës së ardhshme, Young pritet të prezantohet tek skuadra e tij e re. /Telegrafi/