Site icon Telegrafi

Ymeri i bën thirrje Ramës që të mos shkojë në Beograd

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të mos shkojë nesër në Beograd për të marrë pjesë në panel me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq në të cilën do të diskutohet tema: “ E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore”.

Ymeri përmes një postimi në faqen zyrtare të tij në Facebook, i ka bërë thirrje Ramës që të bojkotojë këtë takim, jo vetëm për shkak të arrestimit të nënkolonelit Nehat Thaçi, por edhe për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Serbia e Vuçiqit i ka marrëdhëniet më të këqija me Kroacinë e Bosnjën që prej përfundimit të luftërave në vitin 1995. Rama nuk duhet ta ndihmojë Vuçiqin që ai të duket mirë në Ballkan. Rama duhet të shkojë pesë herë në Zagreb, katër herë në Sarajevë, tre herë në Podgoricë, dy herë në Sofje, që të mund të shkojë një herë në Beograd”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Exit mobile version