Yllka Gashi njihet për rolin e Zanës në serialin Familja Moderne.
Por, aktorja ka edhe në jetën e përditshme një familje për ti marrë lakmi.
Pikërisht sot aktorja dhe bashkëshorti i saj festojnë 15 vjetorin e së qenit bashkë, përkatësisht tetë vjet martese dhe katër të qenit prindër të vajzës Nina, transmeton Telegrafi.
“15 vjet bashkë , 8 vjet martesë, gati 4 vjet prindët e Ninës! Avanturë me plot dashni, knaqsi, përlamje, inati, kompromise, përqafime, t’keshme me lot! Nëse ish dashtë me i rijetu edhe nihere krejt kto vjet prej fillimit, nuk e kisha ndryshu asni sekond! Të dua!”, ka shkruar Yllka Gashi në Facebook.
Kujtojmë se aktorja është e martuar me Albian Gagicën dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/