Yllka Gashi reagon për herë të parë pas vdekjes së të atit: Nuk ka fjalë që e përshkruan dashurinë, dhimbjen e mallin për ty
Rreth dy javë më parë u njoftua se ka ndërruar jetë babai i aktores së mirënjohur, Yllka Gashi.
Megjithatë, deri më tani nuk ishte bërë asnjë reagim nga vet artistja, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo së fundmi ka bërë një dedikim prekës për të atin në rrjete sociale, duke shtuar se nuk ka fjalë që e përshkruan dashurinë, dhimbjen e mallin për të.
Postimi i plotë i Yllkës (pa ndërhyrje):
“Babi jem...I dashtun,I mirë,I urtë,I butë,I omël,I bukurMe një nur’ unik.Fisnik e bujar,I durushëm,I virtytshëm,Burrë me vlera t’nalta!Babi jem...I mbylle sytë para dy javësh,Shkove atje, prej nga nuk ka kthim,E unë mbeta pa t’paE pa t’i puthë edhe njiherë ato durë t’buta që m’kan përkdhel’ gjithmonë!Babi jem...S’ka fjalë që e përshkrunë dashninë, dhimbjen e mallin për ty,Vend të madh ke lanë thatë,E jeta ma nuk do të jetë e njejtë pa mirësinë e butësinë tande!Ti na deshe pa rezervë krejtve bashkëE secilin veç e veç,Ishe gjithmonë në shërbimin tonë,E si shok i mirë,E lehtësoje çdo situatë t’vështirë,Me butësinë e urtësinë tande,Me fjalët e omla e këshillat e vlefshme.Babushi jem,Sinonim i dashnisë!Kushdo që t’ka taku bile njiherëOsht magjepsë me mirësinë, pozitivitetin e humorin tand!Babi jem- rrezatim i mirësisë!Hera e fundit që të përqafova ke mëngjesi i nxehtë i 19-të Korrikut të 2019-tës.Eh, ta kisha ditë e mos me t’lshu prej pëqafimit hiq!Sytë e tu t’përlotun, sa herë përshëndeteshim n’aeroport, m’kan përcjellë çdo ditë të vitit.E zani yt i butë e i mirë, m’rrin n’vesh bashkë me uratat e tua për Ninën e krejt neve!Babi jem,Loçka jem, zemra jem, i miri jem,Ti u ndave prej kësaj bote, po na do të takohemi sërish në dashtë i Madhi Zot!Falemnderit për dashninë e pakushte ndaj nesh, për kujdesin, këshillat e sakrificat!...Mirësinë, edukatën, njerëzinë, butësinë, durimin, urtësinë, moralin, nderin- i pate pjesë të pandashme të karakterit e na i le model!Devotshmërinë, dashurinë e adhurimin e Krijuesit Mëshirëplotë, e pate shembull t’shkëlqyeshëm e pa imponim!Ah çfarë bekimi, privilegji e krenarie që ti ishe e je babi jem, e unë sugaresha jote!Thesarët e çmueshëm e të pa çmim që i le- Mamën, Donën, Lilin, Lantën e Adin- do t’i du, çmoj e mbrojë edhe ma shumë tash e tutje! Do t’i du edhe për ty babi!Na do t’bahemi t’fortë për mamën,E për njani tjetrin,Ndërsa, kujtimet e lutjet për ty do t’na përcjellin deri sa t’i mbyllim sytë e të takohemi në botën tjetër!Allahu i Madhërishëm ta mëshiroftë shpirtin e bardhë, t’i pranoftë e shumëfishoftë veprat e mira, t’i faltë gabimet e të shpërbleftë me Xhenet!Të duam pa masë- sa nuk thuhet me fjalëE na mungon shumë babi,Përgjithmonë do t’jesh në zemrat, mendjet e lutjet tona.Deri në takimin tonë,Të pushoftë shpirti i bardhë në qetësi e të baftë dritë!{“... Pastroje atë me ujë, borë dhe akull dhe pastroje nga mëkatet, ashtu siç pastron rrobën e bardhë nga njollat...”}Për ty babi- Zoti lëshoi borë në ditën e parë t’pranverës!”. /Telegrafi/


