Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kthyer javëve të fundit në Kosovë.
Ajo së bashku me burrin dhe vajzën e saj, janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi në vendlindje.
Yllka, e cila për publikun është më shumë e njohur si ‘Zana’ e serialit “Familja Moderne”, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga vizitat që po realizon me familjarët e saj në Kosovë, në të njëjtën kohë ajo ka shpërndarë disa fotografi nga xhirimet e filmit të ri.
Bëhet fjalë për një ko-produksion mes Kosovës dhe Maqedonisë, i cili pritet si film të jetë shumë shpejt i gatshëm për publikun.
Regjisore e këtij filmi është Blerta Basholli, teksa skenari i tij vjen me rrëfime të grave të Krushës pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Përndryshe, Yllka Gashi është edhe ambasadore e organizatës UNICEF, teksa ka vite që nuk është aktive në fushën e aktrimit. /Telegrafi/