Telegrafi

Yllka Gashi ndjen nostalgji për “Familjen moderne” (Foto)

Megjithëse kanë kaluar disa vite që nga ndërprerja e tij, seriali “Familja moderne” mbetet akoma një nga projektet më të pëlqyera televizive.

Nostalgji për të si duket ka edhe Yllka Gashi, e cila në serial luante karakterin e “Zanës”, transmeton Telegrafi.

Aktorja e njohur në profilin e saj në “Instagram” ka publikuar disa pamje nga skenat e këtij seriali që e bëri të famshme dhe të pëlqyer për publikun shqiptar.

Ndryshe Yllkën ka kohë që nuk e kemi parë të angazhuar në ndonjë projekt të ri filmik apo televiziv./Telegrafi/.