Aktori kryesor i filmit “Spider-Man”, Tom Holland, është ndarë nga e dashura e tij, Olivia Bolton, pas lidhjes njëvjeçare.
Çifti kishin filluar marrëdhënien e tyre në verën e kaluar në mënyrë të fshehur, por tani romanca thuhet se ka ardhur në një fund miqësor, shkruan Mirror.
Ylli 23 vjeçar e kishte mike që nga fëmijëria të dashurën e tij, deri kur verën e kaluar u pa më afër me të se sa zakonisht.
“Tom dhe Olivia mbeten shumë afër, por vendosën kohët e fundit se ishte më mirë që ata të ishin thjesht miq e jo çift”, kishin thënë burimet për The Sun.
Dyshja thuhet se po mban gjërat nën kontroll, pasi romancës së tyre i erdhi fundi, gjë që ishte mirë e vendosur pasi edhe familjet e tyre kanë marrëdhënie të mira.
“Ishte gjithçka shumë miqësore dhe të dy mendojnë se është për të mirë”, ka shtuar burimi. /Telegrafi/