Site icon Telegrafi

Ylli i Real Madridit u fishkëllua nga tifozët gjatë ndeshjes kundër Valencias

Real Madridi u mposht në shtëpi ndaj Valencias me rezultat 2-1 të shtunën dhe shumë gishta u drejtuan pas kësaj disfate dhe në veçanti një lojtar ka marrë fajin kryesor: Vinicius Junior.

Ani pse ai e shënoi golin vetëm të ‘Los Blancos’ në ‘Santiago Bernabeu’, Vinicius e humbi një penallti të rëndësishme kur rezultati ishte 0-0 në pjesën e parë.

Siç ka raportuar Marca, fishkëllimat e tifozëve u dëgjuan pas këtij rasti dhe ishin prezente për pak minuta.

Ai ishte objektiv i tifozëve që nga hera e parë kur e humbi topin, por reagimi i madh erdhi në momentin kur Giorgi Mamardashvili ia mohoi atij golin nga 11 metra.

Kjo nuk është hera e parë që Vinicius ka ngjallur një reagim negative nga ata që janë të lidhur me Real Madridin.

Befason portieri i Valencias: Kam vendosur një bast me Vinicius, por ai nuk m’i ka dhënë paratë
Lexo po ashtu Befason portieri i Valencias: Kam vendosur një bast me Vinicius, por ai nuk m’i ka dhënë paratë

Carlo Ancelotti, Jude Bellingham dhe Luka Modric që të gjithë e kishin shprehur frustrimin e tyre me brazilianin disa herë gjatë këtij sezoni, por kjo duket se ishte hera e parë që tifozët mbetën të zemëruar me 24-vjeçarin.

Muajt e fundit kanë qenë të vështirë për Vinicius, veçanërisht në La Liga ku kishte shumë kohë pa e gjetur golin.

Presioni mbi supet e tij është rritur dhe ai tani duhet të përgatitet për fazën kyçe të sezonit, duke filluar nga ndeshja ndaj Arsenalit të martën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

Exit mobile version