Telegrafi

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Real Madridi nuk bëri fare biznes gjatë muajit gusht, ani pse ata ishin shumë afër që të ndanin rrugët me Dani Ceballos në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Mesfushori kishte bërë kërkesë për largim, ani pse ajo nuk u bë realitet pasi klubet e interesuara nuk plotësuan kushtet financiare që u vendosën nga ‘Los Blancos’.

Ceballos kishte tërhequr interesim nga Monaco dhe Lindja e Mesme, ani pse ai ishte i interesuar vetëm për një rikthim tek Real Betisi.

Relevo ka raportuar se spanjolli ishte i ‘shkatërruar’ për faktin se nuk ia doli të transferohej në ‘Benito Villamarin’, pasi Betisi ishte në gjendje të ofronte vetëm shtatë milionë euro për 50 për qind të kartonit të Ceballos.

Përkundër faktit se transferimi dështoi, Ceballos dhe Betis janë të vendosur që të ribashkohen në të ardhmen.

Një marrëveshje mes palëve mund të arrihet gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa Real Madridi nuk është në presion për ta shitur lojtarin, pasi ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2027.

28-vjeçari ishte bërë pjesë e Realit në vitin 2017 pikërisht nga Betisi për shumën e 16 milionë eurove./Telegrafi/