Site icon Telegrafi

Ylli i Interit flet për ofertën e Newcastles që e refuzoi në janar: Me ato para do t’ia siguroja jetën disa brezave të familjes

Robin Gosens ështē bashkuar me Interin gjatë afatit kalimtar të janarit, por ai ishte shumë pranë kalimit në Angli.

Newcastle United kishte shprehur interesim për lojtarin, madje kishin bërë edhe një ofertë zyrtare.

Në fund anësore gjerman zgjodhi të mbetet në Serie A duke iu bashkuar Interit pasi transferimi në St James Park nuk u realizua.

Ka qenë vet Gosens që në një intervistë për Kicker ka zbuluar prapaskenat nga kjo tentativë e klubit anglez.

Sipas gjermanit, nëse do të kompletohej transferimi në Angli, do t’ia siguronte disa brezave të familjes së tij jetën.

“Mendoj që është shumë njerëzore të mendosh për një ofertë të tillë kur të vije”.

“Nëse fiton shumë më tepër për të njëjtën punë në një vend tjetër? Më trego dikë që thotë ‘Jo faleminderit’. Por realisht kurrë nuk kam menduar transferimin në Angli”, tha Gosens për Kicker.

27-vjeçari gjerman nuk ka zbuluar detaje nga oferta e Newcastles që e kishte, por ka thënë se me ato para do t’ia siguronte jetën disa brezave të familjes së tij.

“Nuk është vetëm për mua, por të gjithë do ta pranonin këtë ofertë. Me këto para mund t’ia kisha siguruar jetën edhe disa brezave të tjerë të familjes time”, ka deklaruar Gosens.

“Atalanta më bleu për një milion dhe më shiti për një vlerë të konsiderueshme. Ishte një situatë ku të dyja palët fituan”.

“Ndërkohë erdhi transferimi tek Interi, që mendoj se është diçka shumë e bukur. Akoma nuk arrij ta besoj, që kjo është e vërtetë”, tha Gosens.

Reprezentuesi gjerman u bashkua me Interin si huazim ku kampioni në fuqi pagoi tre milionë euro, derisa ka një blerje të detyrueshme për 25 milionë euro të tjera.

Pasi të bëhet blerja përfundimtare nga Inter, Gosens do të nënshkruajë kontratë deri në verën e vitit 2026 me Neroazzurët.

Te Interi, Gosens do të fitojë pagë vjetore prej 4,6 milionë euro, çka do të thotë se oferta e Newcastlet ka qenë shumë më e lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version