Site icon Telegrafi

Ylli i Bayernit gaboi në pasim, Vincent Kompany me reagim të tepruar

Vincent Kompany ka dëshmuar se tashmë është kapiteni i anijes së Bayern Munichut.

Trajneri belg pritej të mbetej me Burnley pas rënies së tyre nga Liga Premier, por klubi gjerman bëri lëvizje befasuese për të marrë ish-kapitenin e Manchester Cityt si strategu i tyre i ri.

Dhe tifozët kanë kuptuar shpejt se Kompany do të mbajë standarde të larta në klubin e tij të ri.

Një video nga stërvitja bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku shihet belgu duke bërë ligjin.

Mesfushori Leon Goretzka u përpoq të dërgonte topin përmes mbrojtjes por pasimi i tij i dobët u ndërpre.

Kompany ishte qartazi i pa impresionuar, duke ndërprerë menjëherë seancën për t’i lënë gjermanit të kuptojë se loja e tij ishte e papranueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version