Teksa po i afrohemi hapjes së afatit kalimtar të janarit, thashethemet sa i përket të ardhmes së Eric Garcias tek Barcelona vazhdojnë të rriten.
Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt nuk po gjen hapësirat e duhura nën urdhrat e Hansi Flick, duke bërë që të ketë interesim për shërbimet e tij nga disa klube të ndryshme.
Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Girona është bërë kandidati kryesor për të nënshkruar me Garcian.
Rivali lokal i blaugranasve është i etur që të nënshkruajë sërish me spanjollin pas periudhës së tij të suksesshme në formë huazimi gjatë sezonit 2023/2024.
Duke marrë parasysh se dyshja Ronald Araujo dhe Andreas Christensen janë shumë pranë rikthimit, zbehen edhe më shumë gjasat që Garcia të aktivizohet në ndeshjet e ardhshme.
Araujo tashmë i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit në stërvitje, teksa Christensen pritet të rikthehet në janar.
Një kalim tek Girona mund të bëjë që të fitojnë të gjitha palët e përfshira, teksa vet lojtari do të kishte rastin që ta ‘ringjallte’ sërish karrierën e tij./Telegrafi/