Telegrafi

Ylli i Barcelonës nuk po stërvitet me ekipin që dy ditë, synohet largimi në formë huazimi

Para përfundimit të afatit kalimtar veror, nuk pritet që të ketë ndonjë risi sa i përket të ardhmes së Vitor Roques.

Adoleshenti brazilian i cili iu bashkua Barcelonës nga Athletico Paranaense në janar, nuk duket se ka vend në planet e Hansi Flick për sezonin 2024/2025, pasi që ende nuk është regjistruar në La Liga.

Ani pse kishte dyshime më herët gjatë verës, e ardhmja afatgjatë e Roques pritet që të jetë tek Barcelona.

Kjo pasi ekipi ka vendosur që të mos e shes atë, por ta lejojë largimin e tij në formë huazimi, ndërsa kampionati spanjoll po cilësohet si më ideali për ta vazhduar karrierën.

Lexo po ashtu “Ai duhet të besojë në veten e tij”, Lewandowski këshillon shokun e skuadrës pas vështirësive që po kalon

Situata e tij do të vazhdojë të sjell pasiguri në kampin blaugranas deri në përfundim të afatit kalimtar, në të njëjtën kohë ai është ende pjesë e tyre dhe mundësitë që të luajë nesër (e hënë) në kuadër të trofeut Joan Gamper, janë shumë të vogla.

Mundo Deportivo tani ka raportuar se ai është dërguar në shtëpi nga stërvitja për ditën e dytë radhazi, për shkak se po vazhdon të vuajë nga gripi.

Kanë qenë me të vërtetë shtatë muaj mjaft të vështirë për Roquen në Kataloni, por ai shpreson se do t’i tejkalojë këto pengesa për sezonin e ardhshëm, qoftë tek Barcelona, apo diku tjetër në Spanjë./Telegrafi/