Site icon Telegrafi

Ylli i Arsenalit zbulon taktikën sekrete të cilën Arteta e përdor për t’i mashtruar kundërshtarët

Një prej lojtarëve të Mikel Artetas ka zbuluar taktikën unike të cilën e përdor tekniku spanjoll për të mashtruar trajnerët rivalë.

42-vjeçari do të shpresojë se ekipi i tij do të rikthehet tek rezultatet pozitive duke filluar që nga ndeshja e këtij vikendi ndaj Nottingham Forest.

Para pauzës së nëntorit, Arsenali pa veten në një seri të dobët të rezultateve, pasi kishin dështuar të fitojnë në tri ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat.

Ky rezultat bëri që ‘Topçinjtë’ të bien në pozitën e katërt, nëntë pikë mbrapa liderit Liverpoolit.

Tani, Oleksandr Zinchenko ka zbuluar taktikën sekrete të cilën e përdor trajneri i tij për të mashtruar rivalët.

“Ai pëlqen që të luajë me kundërshtarin. E kam parë atë duke iu thënë lojtarëve të lënduar që të vijnë në autobus dhe të hyjnë në zhveshtore për të hutuar trajnerin kundërshtar”.

Lexo po ashtu Arsenali i gatshëm të paguajë 85 milionë euro për transferimin e yllit të Ligës Premier

Sidoqoftë, kur Arteta u akuzua se kishte ‘mashtruar’ sa i përket gjendjes së Bukayo Sakas para ndeshjes me Liverpoolin në tetor, 42-vjeçari kishte thënë se ai nuk ishte në formë optimale.

Sa i përket Zinchenkos, ai ka humbur vendin e tij në formacion këtë sezon, pasi është paraqitur në vetëm tri ndeshje në Ligën Premier.

Arteta nuk është i vetmi që njihet për këso lloj taktikash ‘dinake’, pasi të njëjtën gjë e kanë bërë më parë edhe trajnerë të tjerë si Mourinho, Sir Alex Ferguson dhe Wenger./Telegrafi/

Exit mobile version