Site icon Telegrafi

Ylli i ardhshëm i Real Madridit, Endrick theu rekordin e ‘fenomenit’ Ronaldo te Brazili

Endrick Felipe Moreira de Sousa apo i njohur ndryshe vetëm si Endrick ka thyer rekordin e legjendës Ronaldo Nazario duke qenë më i ri në debutimin e tij me fanellën e Kombëtares së Brazilit.

Brazili u mposht 2-1 nga Kolumbia në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, në një natë jo pozitve për Real Madridin pasi u lëndua ylli i tyre Vinicius Junior.

Megjithatë, talenti i ri, Endrick, i cili do të transferohet në verë në Santiago Bernabeu, bëri debutimin e tij me fanellën e Real Madridit.

Vetëm 17 vjeç e 118 ditë, Endrick është bërë lojtari i katërt më i ri që luan për Brazilin dhe më i riu për 57 vjet.

 

“Ka qenë gjithmonë një ëndërr e madhe të veshësh fanellën e Brazilit”, ka thënë fillimisht Endrick për Marca.

“Gjërat kanë ndodhur shumë shpejt në jetën time dhe kjo është një tjetër ëndërr e realizuar”.

“Mund të falënderoj vetëm familjen time, agjentët e mi dhe Palmeiras, të cilët kanë besuar gjithmonë në mua”, përfundoi sulmuesi.

Me këtë debutim, Endrick ia kalon Ronaldo Nazarios, i cili ishte vetëm 17 vjeç, gjashtë muaj e 2 ditë kur për herë të parë veshi fanellën e famshme të Brazilit në vitin 1993, dy dekada më parë.

Pele mban rekordin si më i riu ndonjëherë në 16 vjeç në vitin 1957, Edu ishte 62 ditë larg ditëlindjes së tij të 17-të në vitin 1966 dhe Coutinho kishte mbushur 17 vjeç vetëm 28 ditë para debutimit të tij në Brazil në vitin 1960. /Telegrafi/

Exit mobile version