Këngëtari Yll Limani do të sjellë projekt të ri shumë shpejt.
Këngëtari ka gati disa projekte për skenën muzikore, e prej tyre një do të finalizohet me klip.
Imagine Films do ta punojë videoklipin e ri të Yllit.
Ky klip do të publikohet para paraqitjes së tij në Kënga Magjike në fund të këtij viti.
Ylli konsiderohet një prej talentëve më të mëdhenj të kohës.
Ai po shijon suksesin e bashkëpunimit me Majk që u shndërrua në një hit të madh.
Dyshja arritën miliona klikime me baladën e tyre për pak kohë. /Telegrafi/