Please enter at least 3 characters.

Yll Limani me imazh të shkëputur nga xhirimet: Duke e pritur Lumi B të vijë në montazh

2020/08/ylllimani_115992993_568972827104914_2264554765509878260_n-e1596299060356.jpg

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, është ndër personazhet më të pëlqyer në estradën shqiptare.

Ditë më parë ai kishte paralajmëruar këngën e re, që do të jetë në bashkëpunim me reperin Lumi B.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme (e shtunë), përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka ndarë një imazh nga xhirimet e klipit.

“Duke e pritur Lumi B të vijë në montazh”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Në po të njëjtin postim ai shihet me plot stil, ndërsa mbante të veshur një bluzë dhe pantallona të shkurtra të të njëjtit dizajn.

Sidoqoftë, një paralajmërim i tillë është pritur mirë nga fansat e dyshes, të cilët e komentuan pozitivisht vendimin e tyre. /Telegrafi/