Please enter at least 3 characters.

Yll Limani dhe Lumi B lansojnë këngën “Pate”

2020/08/ff-e1597423733805.png

Dy artistët më të njohur të estradës shqiptare, Yll Limani dhe Lumi B, së fundmi kanë publikuar projektin e ri muzikor.

Fillimisht, dyshja kishin bërë disa paralajmërime se do të vijnë me një bashkëpunim, ndërsa ndanin sekuenca nga xhirimet e klipit.

Përmes postimeve nga artistët në rrjetin social Instagram, është bërë e ditur se kënga e re tashmë është publikuar.

“Pate” titullohet projekti i ri, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Fatjon Miftari, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë dyshja.

Me ngjyra mjaft verore, e me disa modele teksa kërcenin, Ylli dhe Lumi janë shfaqur me plot stil, e për këto xhirime është përkujdesur Imagine Films.

Theksojmë se “Pate” është pritur mjaft mirë nga fansat, që në minutat e parë të publikimit. /Telegrafi/