Një futbollist i Ligës Premier ende i paidentifikuar, u bë i pari që shkon në rehabilitim për një varësi nga gazi që shkakton të qeshura të pakontrollueshme dhe rrit disponimin.
Ylli u pranua në një qendër mjekësore pasi thuhet se familja e tij kontaktoi klubin për të ndihmuar me varësinë e tij ndaj oksidit të azotit.
Oksidi i azotit është i popullarizuar në skenën e futbollit dhe përdoruesit thonë se krijon ndjenja euforie dhe mendjelehtësie, ndërsa të tjerët përjetojnë halucinacione.
Oksidi i azotit nuk është i paligjshëm për t’u zotëruar, por kjo nuk do të thotë se është i sigurt për t’u përdorur. Faqja e internetit për këshilla për barnat “Frank” thotë se ekziston rreziku i vdekjes pasi mund të shfaqet mungesa e oksigjenit.
Disa futbollistë si Jack Grealish, Dele Alli, Leon Bailey dhe Kyle Walker janë fotografuar më parë duke konsumuara oksidin e azotit.
Shane Duffy, Pascal Gross, Leandro Trossard dhe Alireza Jahanbakhsh u panë gjithashtu duke thithur balona gjatë pushimeve në Spanjë. /Telegrafi/