Telegrafi

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka treguar emrin e yllit të Ligës Premier me të cilin do të donte që të luante një ditë së bashku.

17-vjeçari shijoi një kampanjë fantastike në Euro 2024 më herët gjatë verës, duke ndihmuar Spanjën që të triumfojnë në Gjermani.

Duke qenë se tashmë ka marrë barrën edhe tek Barcelona, Yamal do të ketë një të ardhme të ndritur para vetes.

I pyetur nga radio stacioni spanjoll Radioestadio Noche se me kë do të dëshironte të luante së bashku, Yamal u përgjigj shkurtimisht: “De Bruyne”.

De Bruyne tashmë ka dëshmuar që shumë vite se sa i aftë është që t’i shërbejë sulmuesit e ekipit me topa andaj kjo duket se e ka intriguar Yamalin.

Sidoqoftë, e vetmja mundësi që kjo dyshe të luanin së bashku është në rast se De Bruyne transferohet tek Barcelona, pasi Yamal është i lidhur me një kontratë atje e cila ua bën të vështirë ndonjë klubi që të tentojnë transferimin e tij.

Yamal ka nënshkruar një kontratë të re në tetor të vitit të kaluar dhe kjo e bën atë pjesë të Barcelonës të paktën deri në vitin 2026.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se adoleshenti spanjoll nuk do të joshet nga mundësia e largimit diku tjetër në të ardhmen, por klauzola e tij e lirimit kap vlerën e 1 miliardë eurove./Telegrafi/