Site icon Telegrafi

Yamal merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij ndërkombëtare – ai posedon tri pasaporta

Lamine Yamal ka marrë vendimin përfundimtar për të luajtur për Spanjën në nivel të lartë, sipas Jordi Gil nga Sport.

Lojtari gjithashtu ka të drejtë të luajë për Marokun (vendi i lindjes së babait të tij), Guineja Ekuatoriale (vendlindja e nënës së tij) dhe La Roja.

Megjithatë, pasi ka luajtur për Spanjën në nivelin e të rinjve, Yamal synon të vazhdojë përparimin e tij me ekipin e lartë të La Roja.

Lexo po ashtu Xavi me fjalë të mëdha për Lamine Yamal, por tregon një shqetësim që ka për të

Më parë, trajneri i ekipit kombëtar të Marokut, Walid Regragui, zhvilloi takime me përfaqësuesit e Yamal para se t’i njoftohej vendimi i lojtarit.

16-vjeçari tani është i vendosur të bëhet lojtari më i ri që luan për kombëtaren spanjolle, pasi pritet të thirret për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.

Pushimi ndërkombëtar është qysh në fillim të shtatorit, andaj Yamal do të debutojë në muajin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version