Site icon Telegrafi

Yamal e tepron me lëvdatat për Cubarsin duke e vendosur në top 5 prej më të mirëve në botë

Lamine Yamal u ul për të diskutuar me Tuttosport pasi fitoi çmimin e tij të parë si Golden Boy.

Gjatë bisedës, Lamine bëri disa pretendime të guximshme për shokun e tij të skuadrës Pau Cubarsi.

“Cubarsí është tashmë një nga top pesë qendërmbrojtësit më të mirë në botë”.

“Shënoni fjalët e mia, Cubarsí mund të jetë i pari që do të fitojë Golden Boy, në vitin 2025. Niveli i tij çdo ditë është thjesht i pabesueshëm”, deklaroi Lamine.

Cubarsi ka qenë gjithmonë i pranishëm në formacionin fillestar të Barcelonës këtë sezon duke bërë disa paraqitje të forta.

Lexo po ashtu Barcelona konfirmon lëndimin e Yamal dhe zbulon sa kohë do të mbetet jashtë fushave

Adoleshenti spanjoll bën pak gabime, por është e paksa e ekzagjeruar të thuhet se ai është në mesin e top 5 mbrojtësve më të mirë në botë për momentin. /Telegrafi/

Exit mobile version