Site icon Telegrafi

Yacine Adli me mundësinë për të shkëlqyer pas lëndimit të Rade Krunic

Yacine Adli refuzoi të gjitha ofertat që erdhën në drejtim të tij dhe këmbënguli që të qëndroj tek Milan këtë verë, pasi dëshironte qe ti ipej rasti nën urdhërat e Stefano Piolit, diçka që me gjasë do të realizohet duke marrë parasysh lëndimin e Rade Krunic.

Rossonerët nënshkruan me 23-vjeçarin nga ekipi i Bordeaux në verën e vitit 2021 për shumën e 8.5 milionë eurove, por e huazuan atë menjëherë para se ta mirëprisnin në “San Siro” edicionin e kaluar.

Në sezonin e tij të parë me Milanin, Adli pati vështirësi që të gjente hapësirë në formacion, duke luajtur vetëm 140 minuta ose përndryshe vetëm gjashtë ndeshje, në të cilat vetëm njërën e nisi nga minuta e parë.

Në afatin kalimtar veror, mesfushori francez u lidh me një numër të madh klubesh duke përfshirë Salernitanan, Empolin dhe Sassuolon, por, ai i refuzoi të gjitha vetëm për faktin se dëshironte që ta dëshmonte veten tek Milan.

Siç raportohet nga mediat në Itali, Adli pritet të mbush boshllëkun që ka lënë lëndimi i Krunic, dhe ai pritet që të luajë në ndeshjen e radhës ndaj Cagliarit, ndeshje kjo e cila do të jetë e para për ta pas disa muajve si rezervist.

Pioli këtë ide e bëri të ditur në një konferencë për shtyp.

Lexo po ashtu Rade Krunic i bashkohet listës së të lënduarve te Milani

“Krunic ka një problem muskulor. Është e vështirë që ai të rikthehet në ndeshjet e ardhshme, por ne kemi alternative tjera, këtu është Adli të cilin e kam provuar në atë pozitë dhe ne mund të ndryshojmë diçka në fazën e sulmit”, ka thënë Pioli.

Ndeshja mes Cagliarit dhe Milanit do të zhvillohet ditën e mërkurë, me fillim nga ora 18:30./Telegrafi/

Exit mobile version